Monday, October 6, 2014

International Authors: Report from Kosovo

Kosovo poet Xhevat Latifi has posted a description of International Authors and our annual anthology, Emanations. From the XL Express Media website, here is the description in Albanian:
Antologjia International Authors me dy poet nga Kosova!
Dy poetë nga Kosova, janë përzgjedhur  në prezantimin  e Antologjisë me autorë ndërkombëtar ku përfshihen tridhjete krijues nga 33 vendeve të Botës.  Poetët Aziz Mustafa (1967) dhe Xhevat Latifi (1968), janë përfshire në  antologjinë e cila sipas redaktorit  Carter Kaplan, janë prezantim i dinjitetshëm i diskursit te artit bashkëkohor që krijohet sot në Botë.

Carter  Kaplan, ka vlerësuar se “ Emanations- Foray Into Forever, është edicioni katërt,  ku përfshihen krijime të reja të artit bashkëkohor nga 33 vende të ndryshme të përzgjedhura të vlerësuara nga redaktorët e International Authors: Brookline, Massachuetts”.

Antologjia  Emanations- Foray Into Forever botuar nga International Authors: Brookline, Massachuetts, përpos krijimeve autorët i ka përcjellë me një biografi të shkurtër të cilat tregojnë edhe diversitetin e prejardhjes së autorëve nga vende të ndryshme të Botës.

Dr Aziz Mustafa, është paraqitur me poezitë:   Thirty- Trree, Letter to a friend, We Die a Little After Death, If Syd Barrett Comes Out of the Asylum, Learn to Say “No”, All You Nedd is Love.

Xhevat Latifi, është prezantuar me poezitë:  Love is notg affraid of shadows, Tonight, Nero’s night?, Over the roof a jellow star-spangled!, Idecided to break silence, Sleppy times,  Helvetia or the tale about you, Mother, she kept memory to herself, Can we leave this nightmare anda make love?.

“Është një kënaqësi botimi i poezive krahas autorëve të tjerë, është një sfidë për të shikuar artin tonë edhe si vlerë artistike edhe si konkurrencë me artistë të tjerë të Botës”, ka thënë Dr Azis Mustafa.

Ndërkaq poeti Xhevat Latifi, ka vlerësuar se prezantimi në Antologjin  Emanations- Foray Into Forever botuar nga International Authors: Brookline, Massachuetts, është hapërim i suksesshëm të krijuesve nga Kosova.

“Është një sukses i avancuar i prezantimit të artit tonë në Botë, ne presim që në kuadër të kësaj redaksie së shpejti të fusim poetin tonë dr Aziz Mustafën, kjo do jetë dhe një dritare tjetër e prezantimit të artit tonë në International Authors”, ka thënë Latifi. /xlpress.tv/
Click HERE for the google English language translation.

Xhevat Latifi




No comments: